Vodhi në qendër tregtare, arrestohet jashtë nga policia
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës sot në orën 15:10 në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në një qendër tregtare në rrugën "Rexhep Bislimi" në këtë qytet, një person është duke kryer vjedhje.
Në lidhje me këtë policët e rendit dhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ata arrestuan personin me inicialet E.D i moshës 24 vjeç, i cili kishte vjedhur disa gjëra brenda qendrës tregtare.
Në tentim për t'i ikur personelit të sigurimit, pak metra më larg qendrës tregtare, ai ndalohet dhe arrestohet nga policia.
Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Procedura e mëtejme hetimore vazhdon dhe rasti është cilësuar si " vjedhje".























