Policia jep detaje për vdekjen e të riut në bjeshkët e Isniqit
E.Hoti/RTKLive
Policia e Kosovës ka dhënë detal lidhur me vdekjen e një të riu në Deçan si pasojë e rrokullisjes me kamion. Lëndime trupore ka marrë edhe një person, por i njëjti pasi ka pranuar trajtim mjekësor është liruar për në shtëpi.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:25, në bjeshkën e fshatit Isniq të Deçanit, e quajtur Pleqe.
“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy personat qё ishin nё kamion janё lënduar.Tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF në Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, dhe rasti po cilësohet si “Hetim i Vdekjes”























