12:35 / 21.11.2022
Ndalohen tetë persona
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tetë persona janë ndaluar për 48 orë.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, ndërsa Prokuroritë Themelore në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë kanë ndaluar nga një person të dyshuar.
Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Prokurorisë bëhet e ditur se tre trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy nga rajoni i Pejës dhe një nga rajoni i Mitrovicës.























