10:32 / 23.11.2022
Prokuroria ngriti 40 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 40 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
23 aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore e Prishtinës, Prokuroria Themelore e Prizrenit e Mitrovicës dhe e Ferizajt kanë ngritur nga pesë aktakuza,kurse ajo e Gjilanit dy.























