22:45 / 26.11.2022
Arrestohet i kërkuari nga Interpoli, u ndal për tejkalim shpejtësie
E.Hoti/RTKLive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar sot shtetasin e Kosovës me inicialet A.A i cili ishte në kërkim nga Interpoli.
A.A u ndal rreth orës 20:50 minuta, për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Ai pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor, ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale "Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës.
“I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor”, thuhet në njoftim.