08:49 / 27.11.2022
Arrestohen dy sulmuesit e dyshuar dhe mjeku i sulmuar
RTKlive
Në rrugën ‘Mulla Idrizi’ në Gjilan, dje rreth orës 12:52m janë arrestuar tre persona, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, kurse ky i fundit është arrestuar me akuzën se ka kryer trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.