I konfiskohet armë zjarri, intervistohet e lirohet 40 vjeçarja
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Në orët e mbrëmjes të së martës në shtëpinë e K.B në Cërnillë të Ferizajt ndaluan Poicia e Kosovës. Ata në këtë adresë shkuan pasi rreth orës 18:00 morën informacion se një person posedon armë zjarri.
Policia bënë të ditur se hetuesit policor morën veprimet e nevojshme nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
“Me të kontaktuar familjarët, personi K.B femër-kosovare e moshës 40 vjeçare, ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar”, ka bërë të ditur Policia.
Gjithnjë sipas Policisë, e dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve".























