10:12 / 02.12.2022
Dhunohet një grua në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit të një gruaje në Fushë Kosovë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 25 nëntor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dje.
“Fushë Kosovë 25.11.2022 – Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.