Dy burra raportojnë në polici se u janë zhdukur gratë
Kronika

Dy burra raportojnë në polici se u janë zhdukur gratë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve janë raportuar dy gra të zhdukura, një në Prishtinë dhe një në Prizren.

Një burrë në Prishtinë ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, ajo është larguar nga shtëpia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovare, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.Rasti  është duke u hetuar. 

Një rast tjetër i zhdukjes ka ndodhur edhe në Prizren ku një burrë  ka raportuar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia mëngjesin e 5 dhjetorit.

“Prizren 05.12.2022 - 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.  

Edhe ky rast është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika