I dyshuari për dhunë në familje, kanos bashkëshorten me vrasje
Foto: RTKlive
Kronika

I dyshuari për dhunë në familje, kanos bashkëshorten me vrasje

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes që ka ndodhur dje në Malishevë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten  e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten ose do ta mbysë vetveten", shkruan në njoftim.  

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

Ndryshe, në Kosovë është rritur ndër vite numri i rasteve të dhunës në familje që raportohen në Policinë e Kosovës. Në periudhën janar-tetor 2022 numri total i rasteve ka qene 2273.

 Ndërsa vetëm brenda dy javësh, dy gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.


MË SHUME NGA Kronika