Për një muaj, policia në Ferizaj gjobitë 5770 kundërvajtës në trafik
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Për një muaj, policia në Ferizaj gjobitë 5770 kundërvajtës në trafik

K.Kasumi/ RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt, njofton se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit Nëntor-2022 ka shqiptuar 5770 gjoba:

- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1686 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,41 gjoba
- Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 22 gjoba
- Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 14 gjoba
- Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba
- Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 124 gjoba
- Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 169 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 127 gjoba
- Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 14 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 794 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 271 gjoba
- Parkingjet e parregullta, 340 gjoba
- Pajisjet dimërore, 11 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2155 gjoba
Heqje e patentë shoferit, 62 shoferëve
Vazhdim i masës mbrojtëse ( heqje e patent shoferit), 41 shoferëve
Gjithsej , 5770 gjoba
Ndërsa,janë raportuar 146 aksidente:
- Aksidente fatale , 2
- Aksidente me lëndime, 52
- Aksidente me dëme materiale. 92

"Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor", thuhet në njoftimin e policisë.

 


MË SHUME NGA Kronika