Aksident i rëndë në Arllat, një i vdekur dhe pesë të lënduar
Fotoarkiv
Kronika

Aksident i rëndë në Arllat, një i vdekur dhe pesë të lënduar

E.Hoti/RTKlive

Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur në rrugën Arllat Malishevë, ku si pasojë ka vdekur një person, derisa kanë mbetur të lënduar pesë të tjerë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor", ka deklaruar Ahmeti. 

Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.


MË SHUME NGA Kronika