10:57 / 09.12.2022
Aksident me lëndime në Prishtinë
V. Thaçi / RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën "Luan Haradinaj" në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje, me ç’rast këmbësorja ka pësuar lëndime.
Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën "Luan Haradinaj" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.























