12:52 / 09.12.2022
Arratiset i dyshuari që ishte në listën e ndalimeve të policisë
V.Thaçi . RTKlive
Një person i cili figuronte në listën e ndalimeve, ka sulmuar zyrtarët policorë në Jarinje deri sa mundohej t’i shmangej arrestimit.
Kjo bëhet e ditur në raportin e policisë ku thuhet se i dyshuari iu shmang arrestimit duke kaluar në pjesën e Serbisë.
“SPK Jarinje, 08.12.2022 – 17:40. I dyshuari mashkull i cili ishte në top listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që ti shmangët arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në raport.























