Policia arreston në Jarinjë një të dyshuar, ai ishte në kërkim
BKT
Kronika

Policia arreston në Jarinjë një të dyshuar, ai ishte në kërkim

M.Miftari/RTKlive

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje, ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (mashkull i etnitetit serb, shtetas kosovar), i cili ishte në kërkim.

Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës njofton se personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, thuhet në komunikatë.

Më tej bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika