11:48 / 12.12.2022
Shtatë të lënduar në një aksident në Rahovec
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në fshatin Kramovik të Rahovecit që ka ndodhur të dielën.
Sipas njoftimit në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi – drejtuesi i veturës me targa të Shqipërisë, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë i cili e ka shkaktuar aksidentin dhe 6 persona tjerë të gjithë kosovarë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është nën mbikëqyrje të njësitit policor.























