10:04 / 13.12.2022
Arrestohen tre persona të kërkuar nga policia
V.Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar tre persona të kërkuar.
Sipas njoftimit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykatat janë arrestuar tre meshkuj kosovar ku të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Të arrestuarit janë nga tri vende të ndryshme të Kosovës:
1. Fsh. Ponesh, Gjilan
2. Graqanicë
3. Rr. Wiliam Voker, Prizren























