10:15 / 13.12.2022
Tre të arrestuar për dhunë në familje
V.Thaçi / RTKlive
Janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer dhunë në familje, njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Këto raste kanë ndodhur në Malishevë, Gjakovë dhe Prizren.























