Prokuroria ngriti 60 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 60 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 60 aktakuza, kundër 82 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 19 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar pesë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë aktakuza ndaj 11 personave, tetë aktakuza ndaj 24 peronave ka ngritur Prokuroria Themelore e Ferizajt, kurse 14 aktakuza ndaj 16 personave ka ngritur Prokuroria Themelore e Prizrenit. Një aktakuzë ka ngritur Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e 18 aktakuza ndaj 19 personave ka ngritur Prokuroria e Gjilanit, ndërsa Prokuroria e Ferizajt ka ngritur 8 aktakuza ndaj 24 personave


MË SHUME NGA Kronika