Gjendet 13-vjeçari nga Prizreni që ishte raportuar si i zhdukur
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Gjendet 13-vjeçari nga Prizreni që ishte raportuar si i zhdukur

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur 13-vjeçari, Ender Cahani nga Prizreni i cili ishte raportuar si i zhdukur nga prindërit e tij.

“Me datën 13.12.2022 rreth orës 18:00 , pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur,   falë bashkëpunimit të qytetarëve policia ka marr disa informata rreth vendndodhjes së viktimës së lartcekur,   i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve.

Me të marrë informatën, hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të   Stacionit Policor Prishtinë –Jug, të cilët kanë dalë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani  (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga  data 08/12/22”, thuhet në njoftim .

 Bëhet e ditur se pasi është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit,  në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas  është dërguar në Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij, 13 vjeçari është marr nga familjarët.

Policia ka falënderuar të gjithë ata që na ndihmuan që të gjetjen e fëmijës.

“Për të gjitha veprimet e ndërmarra, hetuesitë rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestar.  I njëjti është arritur të gjendet falë bashkëpunimit të qytetarëve, andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën. Së bashku jemi më të fort”, thuhet në njoftimin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika