09:58 / 14.12.2022
Podujevë, një person gjendet pa shenja jete
E.Hoti/RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete dje në kamp-shtëpizën e tij në Podujevë.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “ Hetim i vdekjes”.























