15:09 / 14.12.2022
Prokuroria ngriti 49 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
V.Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 49 aktakuza, kundër 69 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë shtatë persona për vepra të ndryshme dhe ka parashtruar nëntë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntë personave.
Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 25 aktakuza ndaj 37 personave.
Tetë aktakuza ndaj nëntë peronave ka ngritur Prokuroria Themelore e Ferizajt.
11 aktakuza ndaj 8 personave ka ngritur Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Dy aktakuzë ndaj dy personave ka ngritur Prokuroria Themelore e Mitrovicës,
Tri aktakuza ndaj tre personave ka ngritur Prokuroria e Gjilanit.























