Intervistohet nga policia, dorëzon kallashin me një karikator
M.Sh/RTKlive
Policia e Gjakovës pas kontrollit ka sekuestruar një armë AK47 nga një qytetar i fshatit Bishtazhin.
Sipas njoftimit, me datën 16. 12, Stacioni Policor në Gjakovë në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara nga rrugë operative dhe hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me inicialet N.K., banues në fshatin Bishtazhin, i lindur në vitin 1995, mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë automatike AK47 me një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet njoftimin e Policisë.
Të gjitha veprimet policore, sipas të njëjtit njoftim, janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj tij, është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në përfundim të njoftimit.























