Të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë

Sot në orët e mëngjesit në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një dyqani në rrugën "Bill Clinton".

Fatmirësisht, sipas policisë, nga ky akt kriminal nuk ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

"Sot në orën 07:24, policia është njoftuar se në rrugën 'Bill Clinton' në Pejë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në një mishtore. Të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale”, ka njoftuar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin në koordinim me prokurorinë.


MË SHUME NGA Kronika