Ia shiti jashtëligjshëm viktimës veturën, arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Ia shiti jashtëligjshëm viktimës veturën, arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Ferizaj një person nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit i  dyshuari me inicialet L.Q i moshës 23 vjeçare, pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J i moshës 22 vjeçare, dhe e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër.

I dyshuari i parë  me inicialet L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

Rasti është cilësuar si " Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.

Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet tjetër ndaj të njëjtit pronar.


MË SHUME NGA Kronika