Arrestohet i dyshuari për shitblerje të narkotikëve
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga Policia pasi te i njëjti është gjetur substancë narkotike. Deri te arrestimi i tij erdhi pas një pune operativo hetimore në teren. Sipas policisë rreth orës 13 00 në Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë më saktësisht në fshatin Shkabaj është ndaluar vetura e tipit Golf V, ngjyrë hiri e cila drejtohej nga i dyshuari në fjalë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në trupin e F.M (1992 mashkull kosovar) është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.0 gram. Bashkë me të dyshuarin në të njëjtën veturë ishte edhe pasagjeri M.H. (1995 mashkull kosovar), por te i cili nuk kanë gjetur asgjë, megjithatë të dy janë shoqëruar për intervistim.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, kurse me urdhër të GJ.P.P është kryer bastisje tek shtëpia e të dyshuarit F.M, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Katër qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3 kilogram e 115 gram, një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 22.9 gram. Dy peshore digjitale, një shiringë e mbushur me vaj kanabisi, gjashtë copë fishek të armës të kalibrit nn, para të gatshme në vlerë 350 euro, një telefon i tipit Iphone -13, një veturë e tipit Golf-V”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë nërsa rasti vazhdon të hetohet nga DHTN Prishtinë.























