Prokuroria ngriti 81 aktakuza mbrenda katër ditëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 81 aktakuza mbrenda katër ditëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, si dhe një  kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Kurse me  19 dhjetor 2022-Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë persona, si dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave.

Ndërsa me 18 dhjetor 2022–janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndryshe nga 19 dhe 18 dhjetori me 17 dhjetor janë ngritur 29 aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një person, si dhe ka bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.


MË SHUME NGA Kronika