Aktakuzë ndaj tetë personave për dhunimin e 11-vjeçares
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Aktakuzë ndaj tetë personave për dhunimin e 11-vjeçares

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore lidhur me rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në qershor të këtij viti.

Ndaj të pandehurve rëndojnë një sërë veprash penale sikurse “dhunim”, “trafikim me njerëz”, “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”.

Para dy javësh Prokuroria kishte ngritur aktakuzë edhe ndaj pesë personave për dhunim dhe shfrytëzim të 11-vjeçares në muajin gusht.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares pati nxitur reagim të shoqërisë, teksa në Kosovë u mbajtën disa protesta, ku u kërkua dënim meritor për personat e dyshuar.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

 


MË SHUME NGA Kronika