09:03 / 24.12.2022
Arrestohet personi i kërkuar nga Gjykata
M.Miftari/ RTKlive
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person, i cili është kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, në rrugën “Lufta e Gjilanit, më 23.12.2022, në orën 02:03.
Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Vushtrri.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Vushtrri”, thuhet në njoftim.























