09:21 / 26.12.2022
Një i arrestuar në Merdarë, policia gjeti në valixhe 910 fishekë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare Merdarë, është arrestuar një person i dyshuar për mbajtje municioni.
I dyshuari është arrestuar pasi gjatë kontrollit të autobusit në valixhen e tij janë gjetur 910 fishekë.
“ Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























