09:22 / 26.12.2022
Një grua nga Shtimja vdes në QKUK, rasti po hetohet
E.Hoti/RTKlive
Një grua nga Shtimja ka vdekur të dielën në mesnatë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pacientja ka vdekur rreth orës 00:15.
Edhe pse nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, rasti është duke u hetuar.
“Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2022 – 00:15. Nga QKUK është raportuar se pacientja femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.























