15:34 / 27.12.2022
Aktakuzë ndaj një të pandehuri, dyshohet për kontrabandë me emigrantë
M.Sh/RTKlive
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kundër të pandehurit A.H, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Prokuroria Speciale, sipas njoftimit për medie, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit.























