Nga të shtëna me armë plagoset një person, arrestohet një i dyshuar
BKT
Kronika

Nga të shtëna me armë plagoset një person, arrestohet një i dyshuar

RTKlive

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, njofton Policia e Kosovës.

“Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


MË SHUME NGA Kronika