Dëmtohen dhjetë vetura nga plumbat qorr
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës njoftoi se 10 vetura janë dëmtuar nga plumbat qorr dhe bredharak në gjithë Kosovën.
Pesë nga 10 veturat janë dëmtuar në Prishtinë, tri në rajonin e Pejës, një në Gjilan dhe një tjetër në Prizren.
Në raportin e rregullt të policisë mbi situatën e sigurisë, sqarohet se të gjitha këto incidente kanë ndodhur në natën e ndërrimit të moteve, mes 31 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.
Këto raste janë si më poshtë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
· Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 01.01.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar. (
· Rr. Zhan Zhak Ruso, Prishtinë 31.12.2022 – 01.01.2023 - NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.
· Rr. Marie Shllaku, Prishtinë 31.12.2022 - NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.
· Rr. Mehmet Akif Ersoy, Prishtinë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.
· Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 01.01.2023 - 00:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 36 copë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti në procedurë hetimore.
· Rr. Mehmet Shpendi, Prishtinë 01.01.2023 – 00:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga drejtim i panjohur në plumb bredharak ka depërtuar në brendinë e shtëpisë së ti. Nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti në procedurë hetimore.
· Rr. Shkelzeni, Hajvali 01.01.2023 – 00:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti derisa ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij është goditur nga një plumb bredharak. Rasti në procedurë hetimore.
· Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë 01.01.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.























