Vdes një person, ra me veturë në lumin Ibër
BKT
Kronika

Vdes një person, ra me veturë në lumin Ibër

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dyshohet se  aksidenti ka ndodhur , mbrëmë rreth orës 22:00, si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike.

 “Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për  shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme


MË SHUME NGA Kronika