Sulmohet vetura e qytetarit serb në veri, ai akuzon Radoiçiqin
BKT
Foto:
Kronika

Sulmohet vetura e qytetarit serb në veri, ai akuzon Radoiçiqin

J.Musliu/RTKlive

Dilje Radoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, pë çka e ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda veturës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.


Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar vetura me targa RKS nga ato ilegale serbe.


MË SHUME NGA Kronika