Tentim vrasje në Pejë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Tentim vrasje në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Dy viktima janë sulmuar fizikisht me dru nga persona të panjohur, derisa ishin duke e përcjell një garë të qenve në fshatin Katund i Ri në Pejë.

Siç njofton Policia, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

Bëhet e ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme.

Rasti po hetohet si tentim vrasje.


MË SHUME NGA Kronika