Arrestohen dy persona për sulmin ndaj 20-vjeçarit në Han të Elezit
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona për sulmin ndaj 20-vjeçarit në Han të Elezit

E.Hoti/RTKlive

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona në Han të Elezit, të cilët dyshohet që dje i kanë shkaktuar lëndime trupore një 20-vjeçari e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, të dyshuarit pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa të arrestuarit janë A.K., i moshës 21 vjeç dhe S.Sh i moshës 18 vjeç, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot në ora 16:00, hetuesit policor i kanë arrestuar personat e dyshuar A.K (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe S.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika