E marrin me veturë dhe e rrahin, policia arreston dy nga tre të dyshuarit
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

E marrin me veturë dhe e rrahin, policia arreston dy nga tre të dyshuarit

J.Musliu/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё ka njoftuar se të premten,  më datё 6 janar 2023, rreth orёs 01:50, ёshtё njoftuar se nё fshatin Zahaq të Pejёs, ka ndodhur njё incident.

Viktima raporton se të enjten,  deri sa ka qenё nё njё pompё derivatesh nё fshatin Zahaq, tre persona kanё kёrkuar qё tё shkoj me ta nё veturën e tyre.

Të dyshuarit se bashku me viktimën kanё shkuar nё fshatin Ozdrim të Pejёs, dhe aty e kanё rrahur viktimën duke i shaktuar lëndime tё rёnda trupore.

Më pas, tё dyshuarit, viktimën e kanё sjellë deri ne afёrsi tё qytetit tё Pejёs dhe e kanё braktisur.

Viktima më pas ka kontaktuar  familjarёt e tij tё cilёt e kanё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё,  të premten, pa kaluar as 24 orë,  ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe dy nga tё dyshuarit janё arrestuar.

Pas intervistimit tё dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.


MË SHUME NGA Kronika