10:57 / 07.01.2023
Pejë, arrestohet nënë që dyshohet se la fëmijët e vet vetëm në banesë
RTKlive
Një grua është arrestuar, në Pejë, pasi dyshohet se ajo kishte lënë vetëm në banesë, pa përkujdesje, dy fëmijët e saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje”, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.























