Sekuestrohet një armë zjarri, shoqërohen në polici tre persona
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë zjarri, një thikë, 46 fishekë dhe substanca narkotike, me këtë rast është ndaluar një automjet në të cilën ishin tre persona.
“Sot rreth orës 02:00, nga zyrtarë të stacionin policor të Drensit, për një kontroll është ndaluar një automjet në të cilën ishin tre persona. Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar: një armë të ftohtë (thikë), 46 fishekë dhe një sasi të substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT.
“Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge”, thuhet në këtë njoftim.


























