Rrahje mes dy grupeve në rrugën Kllokot-Viti
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Rrahje mes dy grupeve në rrugën Kllokot-Viti

E.Hoti/RTKlive

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën Kllokot-Viti.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 03:20, ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën Kllokot-Viti.

“Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht”, shkruan në njoftim.

Bazuar në informacionet e para, bëhet fjalë për një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

“Njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan së bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti. 

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika