Gjendet i vdekur një 61 vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur një 61 vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë

N.Mekolli /RTKlive

Policia e Kosovës njofton, se sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka gjetur në shtëpinë e tij, një trup të pajetë, të një person dhe se kjo është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor që dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në  shtëpinë e viktimës) në rrugën "UÇK" në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për RTKlive.

Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika