Plagoset 37-vjeçari në “Emshir”
E.Hoti/RTKlive
Një 37-vjeçar është plagosur të dielën mbrëma në një lokal në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Zëdhënsja Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa nuk ka bërë të ditur nëse dikush është arrestuar.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.























