Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje, i sekuestrohen armë zjarri
BKT
Foto/ Nga faqja e Policisë në Facebook
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje, i sekuestrohen armë zjarri

RTKlive

Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.

"Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetë dhe sekuestruar : dy armë zjarri, tre laptopa etj. Ndaj personit të dyshuar D.A. 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është inicuar rast për veprat, vjedhje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të armëve. I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika