Nuk lajmërohet në telefon, policia e gjen të vdekur në banesën e tij
M.Shefkiu/RTKlive
Policia e Kosovës e ka gjetur pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, pas raportimin nga mbesa e tij se ai nuk po lajmërohet me orë të tëra në telefon. Tashmë i ndjeri kishte jetuar i vetëm në një banesë në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Rasti vazhdon të hetohet”. njofton Policia e Kosovës.























