Mosmarrëveshje në trafik, godet me thikë viktimën
M.Sh/RTKlive
Policia e Kosovës njofton se një person e ka goditur me thikë viktimën një person tjetër pas një zënke që kishin pasur në komunikacion dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Policia më pas njofton se i dyshuari, pasi është larguar nga vendi i aksidentit në Prishtinë, është vet-dorëzuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.























