22:09 / 15.01.2023
Gjendet pa shenja jete një person
V.Thaçi / RTKlive
Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.
Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.























