Prishtinë, sekuestrohen dy armë zjarri dhe një elektroshok
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Prishtinë, sekuestrohen dy armë zjarri dhe një elektroshok

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se sot nga zyrtarët policorë të stacionit Jugu dhe Veriu në Prishtinë, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok.

Sipas Policisë sekuestrimi i armës (tipi Zoraki) dhe një karikator me 7 fishekë, është bërë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, kur personi/ automjeti me të cilin po lëvizte i dyshuari, është ndaluar nga zyrtarët policor të stacionit jugu, për një kontroll rutinore.

Ndërsa në rastin e dytë, njësitet e stacionit policor veriu, pasi i janë përgjigjur një informate për të shtëna me armë në rrugën “Bajram Bahtiri”, kanë arrit të gjejnë dhe sekuestrojnë, një armë zjarri dhe një elektroshok, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar të të dyja rasteve janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kronika