Kontrollohet dhe i konfiskohet armë pa leje
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Kontrollohet dhe i konfiskohet armë pa leje

J.Musliu/RTKlive

Një patrullë policore në kuadër të stacionit policor në Gjakovë, derisa ishin në krye të detyrës në rrugën “Migjeni” në këtë qytet, kanë  ndaluar një veturë të cilën e ngiste shtetasi P. SH., i lindur në vitin 1977.

Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë e tipit “Beretta” me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.


MË SHUME NGA Kronika